Sipas të dhënave të fundit, në botë me koronavirusin e ri deri më tani janë infektuar 15.497.306 persona. Prej tyre 632.638 e kanë humbur jetën, ndërsa 9.428.110 janë shëruar.
Moskë – Në Rusi janë konfirmuar 5.848 raste të reja të koronavirusit, ashtu që numri i përgjithshëm i personave të infektuar në shtet arrin 795.038, kumtoi sot qendra e krizës. Edhe 147 pacientë e kanë humbur jetën, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga fillimi i epidemisë është 12.892.
Budapest – Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Hungari është rritur për 14, në 4.380, njoftoi sot në mëngjes ueb faqja qeveritare coronavirus.gov.hu.
Kiev – Trendi i rritjes së numrit të të infektuarve në Ukrianë po vazhdon, ndërsa në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 856 raste, kumtuan autoritetet shëndetësore. Një ditë më parë janë regjistruar 829 të infektuar, vdiqën edhe 17 pacientë, ndërsa 828 pacientë janë shëruar.
Sofje – Në Bullgari sot janë regjistruar 330 raste të reja të koronavirusit, nga 6.183 persona të testuar, shtatë kanë vdekur. Nga fillimi i epidemisë, janë infektuar 9.584 persona, ndërsa për momentin ka 4.620 raste aktive. Në spitale ka 642 pacientë nga të cilët 24 janë në kujdes intensiv.
Pekin – Në Kinë janë konfirmuar edhe 22 raste të kovid-19, që është më shumë se dita paraprake, kur ka pasur 14 prej tyre, kumtoi sot komisioni shëndetësor. Në Kinë janë konfirmuar 83.729 raste të koronavirusit që nga fillimi i epidemisë dhe 4.634 raste të vdekjes.
Uashington – Dita e dytë me radhë, më shumë se 1.000 persona të vdekur nga Kovid-19 në SHBA, ndërsa rritje rekorde e numrit të viktimave në bazë ditore është regjistruar në Alabama, Kaliforni, Nevada dhe Teksas.
Zagreb – Në 24 orët e fundit në Kroaci janë konfirmuar 104 raste të reja të koronavirusit, që e rriti numrin e rasteve aktive në 1.112. Në spitale janë 132 persona, ndërsa shtatë pacientë në respirator.
Paris – Nga fillimi i epidemisë me Kovid-19 në Francë e kanë humbur jetën 30.172 persona, prej tyre shtatë në 24 orët e fundit. Sipas drejtorisë për shëndetësi 6.366 pacientë janë në mjekim spitalor, prej tyre 455 janë në kujdes intensiv.
Beograd – Organizata kombëtare për shëndet publik e Greqisë, kumtoi se janë regjistruar 33 raste të reja të kovid-19 nga të cilët dhjetë janë nga testet e bëra në pikat hyrëse në vend. Në 24 orët e fundit e ka humbur jetën edhe një person, nga fillimi i epidemisë janë infektuar 4.110 persona, ndërsa 201 kanë vdekur.
Nikozi – Në Qipro në 24 orët e fundit nga 1.575 teste të bëra janë regjistruar pesë rase të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 1.045 persona.
Tiranë – Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë në 24 orët e fundit janë bërë 477 teste, ndërsa rezultat pozitiv është konstatuar tek 108 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 4.466.
Podgoricë – Në 24 orët e fundit në Mal të Zi është regjistruar një rast i vdekjes dhe 97 raste të infektuarve të rinj, kumtoi Institutin për shëndet publik,. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Kovid-19 nga fillimi i qershorit është 31, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve aktive të Kovid-19 për momentin është 1.991.
