Pasqyrë ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

Must Read

22 viktima dhe 561 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1901 testime të realizuara, 561 persona...

S’ka nevojë për marrëveshje të re me Bullgarinë! Zaev: Jemi të gatshëm për të gjitha çështjet të prononcohemi publikisht

https://youtu.be/UDvklUaQPN4 Nuk ka nevojë për marrëveshje të re për marrëdhënie të mira...

Çka u tha e çka u bë për Kodrën e Diellit?

https://youtu.be/hJ6nnq1o0fM Mbeturina në çdo cep, ujë që vërshon nëpër rrugë, mungesë e...

Sipas të dhënave të fundit, deri tani në botë 33.951.767 persona janë infektuar me koronavirusin e ri. Si rezultat i Kovid-19, kanë vdekur 1.014.644 pcientë,  ndërsa janë shëruar 25.217.358 persona.

Ditën e dytë me radhë në Kosovë nuk janë regjistruar viktima të Kovid-19, ashtu që numri i rasteve të  reja nga koronavirusi  mbetet  625. Muajin e kaluar ishin  vërtetuar  46 infektime  të reja dhe 62 të shëruar,  ndërsa nga shpërthimi i pandemisë, ka pasur 15.620 persona me virus të konfirmuar, prej të cilëve 13.554 e kanë mposhtur  sëmundjen.

Nga 842 testet e kryera në 24 orët e fundit në Shqipëri, Kovid-19 është diagnostifikuar te 131 persona. Njëkohësisht kanë vdekur edhe tre pacientë. Nga fillimi i pandemisë, janë kryer 88.040 teste,  është marrë rezultat pozitiv te 13.649 persona, ndërsa kanë vdekur 387.

Në 24 orët e fundit në Gjermani janë regjistruar 1.798 raste të reja  të infektimit me koronavirusin, kumtoi Instituti “Robert Koh”. Nga mesatarja e fundit, kanë vdekur 17 pacientë, ndërsa deri tani  gjithsej janë infektuar 287.421 persona, prej të cilëve kanë vdekur pothuajse 9.500 persona.

Ukraina sot ka paraqitur  edhe 4.027 raste të reja të koronavirusit, që është rritje më e madhe e rasteve të reja për një ditë nga 26 shtatori,  kur ishin regjistruar 3.833 raste të reja. Sipas të dhënave zyrtare, në vend janë infektuar gjithsej  208.959 persona, ndërsa kanë vdekur  4.129, transmetojnë mediat britanike. Për shkak të rritjes së rritur ditore të të infektuarve gjatë shtatorit, që është më shumë se 3.000, autoritetet vendosën  t’i vazhdojnë masat për karantinë deri në fund të tetorit.

Në 24 orët e fundit në Kroaci janë evidentuar 213 raste të reja të infektimit me koronavirusin , ndërsa ka edhe pesë persona të vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.256, kumtoi sot Shtabi nacional për mbrojte civile. Prej 25 shkurtit në Kroaci janë regjistruar 16.593 persona me koronavirus, prej të cilëve 280 kanë vdekur.

Numër i ri rekord i pacientëve për një ditë është shënuar edhe në Slloveni, prejse 203 persona  u treguan pozitiv  në testimet për koronavirus, ndërsa një person ka vdekur, kumtuan autoritetet shëndetësore. Në Slloveni deri tani janë infektuar  gjithsej 5.690 persona, ndërsa kanë vdekur 150.

Në Greqi janë regjistruar 354 raste të reja të Kovid-19 dhe tre raste të vdekjes nga koronavirusi. Numri i të infektuarve u rrit në 18.475, ndërsa i të vdekurve 391 persona.

Ministria e Shëndetësisë e Qipros kumtoi për 12 raste të reja  me Kovid-19, gjithsej 1.755 nga fillimi i epidemisë.

22 viktima dhe 561 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1901 testime të realizuara, 561 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin...

S’ka nevojë për marrëveshje të re me Bullgarinë! Zaev: Jemi të gatshëm për të gjitha çështjet të prononcohemi publikisht

https://youtu.be/UDvklUaQPN4 Nuk ka nevojë për marrëveshje të re për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë – theksoi...

Çka u tha e çka u bë për Kodrën e Diellit?

https://youtu.be/hJ6nnq1o0fM Mbeturina në çdo cep, ujë që vërshon nëpër rrugë, mungesë e  kanalizimit atmosferik dhe atij fekal,...

Sjellja e ligjeve me procedurë të shkurtuar! Xhaferi: Janë në dëm të Kuvendit, por në dobi të shtetit

https://youtu.be/b0-YoBIZbvg Për sjelljen e ligjeve me procedurë të shkurtuar, që ishin pjesë e procesit reformues, zgjdhëm që...

Nga çfarë ndërroi jetë Amdi Bajram? Familja e tij: Vdiq nga sulmi në tru e jo nga korona virusi

https://youtu.be/T4ErpV03hAQ Kolonë makinash sot e përcollën për në banesën e fundit deputetin Amdi Bajramin.

More Articles Like This