Pasqyrë ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

TË FUNDIT

Sipas të dhënave të fundit, deri tani në botë janë infektuar gjithsej 29.859.075 persona nga koronavirusi. Prej tyre, 941.489 pacientë kanë vdekur, ndërsa 21.635.922 janë shëruar.

Prishtinë – Në Kosovë gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar tre persona të vdekur, 76 të sapoinfektuar dhe 165 të shëruar nga Kovid-19. Sipas statistikave të fundit zyrtare, në vend nga fillimi i epidemisë ka 604 raste të vdekjes dhe 14.839 të infektuar. Nga sëmundja janë shëruar 11.949 persona, ashtu që aktivë janë 2.286 raste.

Tiranë – Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë diagnostikuar 144 raste të reja me Kovid-19, prej 824 testeve të bëra. Betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 65, ndërsa kanë vdekur tre pacientë. Prej gjithsej 11.816 personave të infektuar, aktivë në sëmundjen janë 4.740.

Sofje – Në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 155 raste të reja me virusin Kovid-19, ndërsa kanë vdekur shtatë persona. Numri i përgjithshëm i të infektuarve tani është 18.216, prej të cilëve aktivë janë 4.423. Janë shëruar 13.057 persona, prej të cilëve 127 gjatë 24 orëve të fundit.

Podgoricë – Gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi janë regjistruar 230 raste të reja dhe tre raste të vdekjes nga Kovid-19, kumtoi Instituti për shëndet publik. Janë bërë 953 teste.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes lidhur me Kovid-19 nga fillimi i qershorit është 117, ndërsa nga fillimi i vitit 126”, thuhet në kumtesë.

Janë shëruar 72 pacientë. Numri i i përgjithshëm i rasteve aktive me koronavirus në Mal të Zi në këtë moment është 2.401.