Pasqyrë ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

TË FUNDIT

 Sipas të dhënave më të fundit deri më tani në botë janë infektuar gjithsej 29.528.057 persona me koronavirus. Nga këta, 934.230 pacientë kanë vdekur dhe 21.349.379 janë trajtuar.

Në Kosovë në 24 orët e fundit një person ka vdekur 71 janë infektuar dhe 199 janë shëruar nga Kovid-19.

Duke përfshirë statistikat e fundit zyrtare, nga fillimi i epidemisë deri më tani ka pasur 601 viktima të pandemisë dhe 14.763 të infektuar në vend.

Në Shqipëri në 24 orët e fundit ka 152 raste të reja me Kovid-19, 53 janë shëruar dhe dy persona kanë humbur betejën me sëmundjen.

Në 24 orët e fundit, në Kroaci  janë regjistruar gjithsej 151 njerëz të sapoinfektuar me koronavirus dhe tre vdekje. Aktualisht janë 2.107 raste aktive. Që nga fillimi i epidemisë në shkurt, në Kroaci janë infektuar gjithsej 13.,749 njerëz  me virusin nga të cilët 230 kanë vdekur dhe 11.412 janë shëruar.

Holanda ka numrin më të lartë të sëmurëve me koronavirus në një ditë, deri në 1.379, njoftuan sot autoritetet shëndetësore të vendit. Numri i rasteve të reja filloi të rritet javën e kaluar, kur 9.19 për qind më shumë u regjistruan sesa në javën e parë të shtatorit, sipas të dhënave nga Instituti holandez i shëndetit publik.

Rusia ka regjistruar 5.529 infeksione të reja, numri maksimal i pacientëve në një ditë të vetme që nga 27 korriku, bëri të ditur Qendra e krizave. Në 24 orët e fundit, 150 njerëz kanë vdekur në vend, që është kërcim i madh krahasuar me 57 të djeshmet, raporton Tass.

Në 24 orët e fundit, në Slloveni janë regjistruar 82 raste të reja të koronavirusit, ndërsa janë testuar 2.247 persona. Që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 3.800 njerëz janë infektuar, nga të cilët 907 janë raste aktive. Numri i të vdekurve mbetet 135, pasi nuk ka pasur vdekje të reja nga Kovid-19 për 10 ditë.

Në 24 orët e kaluara, 292 raste të reja të infeksionit me koronavirus dhe nëntë vdekje u raportuan në Bosnjë e Hercegovinë. Deri më sot, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Federatën e BeH-së është 426 persona.

Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar edhe 74 raste të reja të Kovid-19 në Serbi, ndërsa dy persona kanë vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi në 735, kumtoi ueb-faqja covid-19. rs

Në Sllovaki, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 188 raste të reja të koronavirusit, që është pothuajse 3.5 herë më shumë se një ditë më parë kur u regjistruan 48 raste, njoftoi sot Qendra e shëndetit kombëtar.

Në të njëjtën periudhë janë testuar 4.323 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë janë testuar gjithsej 390.251, raportoi Tasr.

Më Sllovaki që nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar, 5.768 raste të Kovid-19, ndërsa kanë vdekur 38 persona.

Në 24 orët e fundit në Greqi, është regjistruar sërish numër i rritur i rasteve të reja të Kovid-19 u përsëri, gjegjësisht 310, ndërsa tre persona kanë vdekur. Numri i të infektuarve nga fillimi i epidemisë është rritur në 13.730, ndërsa i vdekjeve në 313 persona.