Sipas të dhënave më të fundit, deri më tani në botë me koronavirus janë infektuar gjithsej 29.269.529 persona. Prej tyre, 929.754 pacientë vdiqën, ndërsa 21.103.105 u shëruan.
Trendi i rënies së numrit të bartësve aktivë të koronavirusit në Kosovë, vazhdoi edhe gjatë ditës së kaluar, kur u regjistruan 150 të shëruar dhe 55 të sapoinfektuar. Kështu, sipas të dhënave të fundit zyrtare, në vend ka 2.507 të infektuar me Kovid-19. Sipas Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, deri tani janë regjistruar 14.692 raste të Kovid-19 në vend, ndërsa numri i njerëzve të shëruar është 11.585. Katër persona vdiqën mbrëmë, duke e çuar numrin e të vdekurve nga pandemia në 600.
Në Greqi, gjatë 24 orëve të fundit, u regjistrua numër i rritur i rasteve të vdekjes nga Kovid-19, pesë persona kanë vdekur, ndërsa numri i rasteve të reja është ulur, krahasuar me ditët e mëparshme, në fakt 180 raste të reja janë regjistruar. Gjithsej 310 persona kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve Kovid-19 është rritur në 13.420.
Ministria qipriote e Shëndetësisë ka njoftuar për tetë raste të reja të Kovid-19, nga 1.960 teste të kryera në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin e njerëzve të infektuar që nga fillimi i pandemisë në 1.534.
Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 382 raste të reja të infeksionit me koronavirus në Austri, që është rënie krahasuar me javën e kaluar, kur numri i njerëzve të sapoinfektuar ishte mbi 500, apo madje 600. Aktualisht në Austri 5.774 pacientë janë aktivë, prej të cilëve 255 janë të shtruar në spital dhe 47 janë në kujdes intensiv.
