Pasqyra ditore e gjendjes me COVID-19 në botë

TË FUNDIT

Sipas të dhënave të fundit, në botë me koronavirus deri tani janë infektuar 8.054,599 persona. Prej tyre 436.799 kanë vdekur ndërsa 4.155,506 janë shëruar.

-Ministria e Shëndetësisë e Qipros kumtoi se janë regjistruar dy raste të reja me Kovid-19 dhe gjithsej 985 që nga fillimi i epidemisë.

-Sipas të dhënave nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik të Greqisë, në 24 orët e kaluara është regjistruar një rast i vdekjes dhe 13 persona të infektuar të rinj me Kovid-19. Numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 184, ndërsa të infektuar janë 3,134 persona.

-Në Kosovë dje u kryen 265 teste në personat që dyshohen se janë të sëmurë nga Kovid 19, me ç’rast janë regjistruar 49 të infektuar të rinj. Në të njëjtën periudhë u konfirmuan 25 persona të shëruar dhe nuk ka asnjë rast të ri të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1.485, 963 i të shëruarve, ndërsa i të vdekurve 33.

-Po rritet numri i të infektuarve të rinj në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 69 raste të reja, që është numri më i lartë deri më tani. Nga rastet e reja 28 janë në Tiranë dhe 16 në qytetin verior Shkodër. Numri i përgjithshëm i infektuarve është rritur në 1.590, nga të cilët 1.055 janë shëruar, 36 kanë vdekur dhe 499 janë aktiv.

-Në 24 orët e kaluara, 113 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Iran, me ç’rast numri i përgjithshëm i vdekjeve është 8.950. Janë konfirmuar edhe 2,449 raste të personave të infektuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 189.876. Irani renditet i nënti në botë sipas numrit të njerëzve të infektuar nga virusi.

-Në 24 orët e kaluara, janë konfirmuar 8.226 raste të reja të Kovid-19 në Rusi, që është numri më i ulët nga 1 maj, kumtoi sot shtabi i krizës. Në Rusi janë infektuar gjithsej 537.210 persona.

-Numri i personave të infektuar me virusin në Republikën Çeke është rritur në më shumë se 10,000, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë. Shteti, i cili ka një popullsi prej 10.7 milionë, konfirmoi 10.024 raste të koronës deri të dielën, 320 vdekje dhe 7.226 të shëruar.

-Në Japoni janë konfirmuar 62 raste të reja të koronavirusit dhe nuk ka vdekje të reja, kumtoi ministria e Shëndetësisë e vendit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Japoni tani është 18.221. 938 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi. Në kryeqytetin Tokio, 47 infeksione të reja u raportuan të dielën, numri më i lartë që nga 5 maji.

Në Brazil, janë konfirmuar 17.110 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend në 867.624. Ka 612 raste të vdekjes, me ç’rast numri i përgjithshëm i vdekjeve është 43.332.

-Meksika po afrohet deri në numrin e 150,000 të infektuarve nga virusi. Ministria e Shëndetësisë meksikane thotë se 4,147 raste të koronavirusit janë konfirmuar në vend dhe se 269 persona të tjerë kanë vdekur nga infeksioni. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në atë vend arriti në 146.837, ndërsa gjithsej 17,141 njerëz vdiqën.

-Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani është rritur për 192 në 186.461, sipas të dhënave të sotme të Institutit të Sëmundjeve Infektive, Robert Koh. Katër njerëz të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 8.791./MIA

error: Content is protected !!