Pasqyra ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

Must Read

Regjim i përkohshëm i komunikacionit në dy akse të rrugës Kërçovë-Ohër

Regjim i ndryshuar i përkohshëm i komunikacionit është vendosur prej sot në rrugën Kërçovë – Ohër për...

Orban me deklaratë kontroverse: Afrikanët të ardhmen duhet ta kenë në Afrikë

Kryeministri hungarez Viktor Orban duke e komentuar sulmin e djeshëm terrorist në Nicë, deklaroi se afrikanët të...

Moska: E paralajmëruam Francën për terroristët nga Kaukazi Verior

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Oleg Siromolotovi deklaroi se Rusia disa herë e ka paralajmëruar...

Sipas të dhënave të fundit, në botë deri më tani me koronavirusin e ri janë infektuar 31,628,296 njerëz. Prej tyre, 971,782 pacientë vdiqën, ndërsa janë shëruar 23,224,523 njerëz.

-Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar  66 persona të sapoinfektuar, duke e çuar numrin e bartësve të virusit në 15,208. Në të njëjtën kohë janë regjistruar edhe 141 të shëruar, kështu që numri i përgjithshëm i njerëzve që e tejkaluan sëmundjen është 12.815. Sot nuk ka të vdekur si pasojë pandemisë, gjegjësisht numri i viktimave të infeksionit mbeti 615. Bartës aktivë të virusit në vend janë 1.778 persona.

-Në Greqi sot janë regjistruar 346 raste të reja dhe tetë vdekje nga kovid-19. Nga numri i përgjithshëm 210 janë në rajonin e gjerë të Atikës. Që nga fillimi i pandemisë janë 15.926 infeksione dhe 352 vdekje.

-Numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA ka tejkaluar 200.000,” kumtoi Universiteti Xhons Hopkins. Në ueb faqen e universitetit theksohet se 200.005 njerëz kanë vdekur deri më tani në SHBA, tetë muaj pasi filloi epidemia. Rasti i parë i koronavirusit në SHBA u raportua te një pacient në shtetin Uashington më 20 janar, ndërsa katër muaj më vonë, më 27 maj, numri i vdekjeve i tejkaloi 100.000, transmeton Ej Bi Si. SHBA është vendi më i rrezikuar në botë kur bëhet fjalë për infeksione të reja dhe vdekje.

-Në Britaninë e Madhe, në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 4.926 raste të tjera të koronavirusit, që është numri më i lartë i rasteve të reja në një ditë që nga fillimi i majit. Në të njëjtën kohë, 37 vdekje u konfirmuan, që është 11 më shumë se një ditë më parë, transmeton Gardian.

-Në 24 orët e fundit në Malin e Zi janë regjistruar 296 të infektuar të rinj me koronavirus dhe tetë vdekje, kumtoi sot Instituti i Shëndetit Publik. Janë analizuar 749 mostra me dyshime për koronavirus, që do të thotë se janë të infektuar më shumë se dy të tretat e personave të kontrolluar. Shumica e rasteve të reja janë nga Podgorica 82 dhe Nikshiqi 79.

-Sipas të dhënave zyrtare, që nga mesatarja e fundit në Slloveni janë regjistruar 88 persona të infektuar. 71 pacientë janë shtruar në spital, ndërsa 13 pacientë janë ende në kujdes intensiv, njoftoi agjencia e lajmeve STA. Deri më tani janë testuar 203,674 qytetarë të Sllovenisë, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 4,558. Që nga fillimi i pandemisë, 142 njerëz të infektuar me koronavirus kanë vdekur.

– Në Indi janë regjistruar 75,083 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, që është numri më i ulët i të sapoinfektuarve në gati një muaj. Për një ditë nga Kovid-19 kanë vdekur 1.053 njerëz. Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 5.6 milionë raste të koronavirusit në Indi, duke e bërë atë vendin e dytë më të prekur në botë pas SHBA-së.

– Në 24 orët e kaluara në Qipro janë regjistruar 15 raste të reja me Kovid-19, nga 2.709 teste të kryera, me ç’rast numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 1.618 persona.

-Në Bullgari janë regjistruar 151 raste të reja të koronavirusit, mbi 100 më shumë se një ditë më parë, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve kaloi 19.000, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Katër pacientë kanë vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa 765 që nga fillimi i pandemisë. Në të njëjtën kohë, më shumë se një mijë mjekë u infektuan me koronavirus.

-Rusia regjistroi sot 6,215 raste të reja të koronavirusit, më së shumti që nga 18 korriku, ndërsa 160 njerëz kanë vdekur. Numri i të vdekurve është përsëri në nivelin si në fund të korrikut. Në të njëjtën periudhë, pak më pak se 6.000 njerëz u shëruan, transmeton TASS. Që nga fillimi i pandemisë, 1.1 milionë njerëz janë infektuar dhe më shumë se 19.000 kanë vdekur.

– Në 24 orët e fundit, në Kroaci janë regjistruar 144 raste të reja të virusit SARS-KOV-2 dhe dy vdekje. Numri i rasteve aktive në Kroaci është një gjithsej 1.894, publikoi Shtabi për Mbrojtje Civile.

-Në Indonezi sot janë regjistruar 4.071 raste të koronavirusit, 160 njerëz kanë vdekur, që është numri më i lartë i vdekjeve në një ditë. Që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 9.387 njerëz. Në këtë vend deri më tani janë infektuar gati 253.000 njerëz.

Regjim i përkohshëm i komunikacionit në dy akse të rrugës Kërçovë-Ohër

Regjim i ndryshuar i përkohshëm i komunikacionit është vendosur prej sot në rrugën Kërçovë – Ohër për shkak të aktiviteteve ndërtimore në...

Orban me deklaratë kontroverse: Afrikanët të ardhmen duhet ta kenë në Afrikë

Kryeministri hungarez Viktor Orban duke e komentuar sulmin e djeshëm terrorist në Nicë, deklaroi se afrikanët të ardhmen duhet ta kenë në...

Moska: E paralajmëruam Francën për terroristët nga Kaukazi Verior

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Oleg Siromolotovi deklaroi se Rusia disa herë e ka paralajmëruar Francën për rrezikun nga terroristët...

Rusi: Policia qëllon një djalosh pas tentimit për terrorizëm

Policia ruse e qëlloi një 16-vjeçar në Tatarstan, ku kryesisht jeton popullatë myslimane, pasi me thikë e kishte sulmuar një polic dhe...

Snouden do të bëhet baba

Ish-anëtari i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) i cili mori leje qëndrimi në Rusi, Eduard Snouden së shpejti do të bëhet...

More Articles Like This