Pasi u paraqit Covid-19, nga gripi sezonal janë sëmurë vetëm 539 persona, ulje për 92.5%

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se gjatë sezonit 2020/2021 nga gripi sezonal janë sëmurë vetëm 539.

Nëse krahasohet ky numër me sezonin paraprak, atëherë nënkupton se kemi ulje të të sëmurëve nga gripi sezonal për 92.5 %. Nëse numri 539 krahasohet me sezonet tipike të gripit, kemi ulje prej 94.5%.

“Numri më i madh i të sëmurëve janë të moshës që e përfshinë numrin më të madh të popullsisë, prej 15 deri 64-vjeç (228 raste), kurse incidenca më e madhe regjistrohet te fëmijët e moshës prej 0 deri në 4 vjet”, thuhet në njoftimin e MSH-së, transmeton TV21.

Shtojnë, se javën e pestë të sezonit të gripit janë paraqitur 45 të sëmurë, dhe kjo paraqet gjithashtu ulje me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar.

Njoftojnë gjithashtu, se kundër gripit sezonal janë vaksinuar 39.488 persona. Prej tyre, 28.992 janë vaksinuar falas, ndërkaq 10.566 persona me vaksinë komerciale.

Kujtojmë, se flasim për sezon pasi është paraqitur virusi Covid-19. Për këtë, nga Ministria e Shëndetësisë vlerësojnë se ulja i destinohet masave për mbrojtje nga Covid-19./TV21