Pasi mposhti francezin, Florian Marku bën njoftimin e rëndësishëm

TË FUNDIT

Florian Marku edhe njëherë nuk ka zhgënjyer duke triumfuar ndaj Luisettos me vendim jurie duke mbrojtur titullin kampion në kategorinë IBF.

“Mbreti shqiptar i ringut” dominoi thujase në të gjitha raundet duke mos e vënë asnjëherë në diskutim triumfin.

Pak pas ndeshjes, Marku ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke thënë se u mundua që në raundin e parë për “Knockout” por që nuk u bë e mundur. Më tej Marku thekson se për këtë vit kjo ishte ndeshja e fundit për të, pasi do t’i përkushtohet familjes, për t’u rikthyer sërish vitin e ardhshëm .

Postimi nga Florian Marku:

Faleminderit Zotit për cdo gjë. Faleminderit gjithë ju që ishit sot prezent. Edhe të gjithë që m’keni ndjek live, jam mundur prej raunit të parë për Knockout por nuk erdhi. Rëndësi ka fitorja, tani do marr pak kohë pushim me familjen dhe nga viti tjetër do kemi ndeshje të mëdha. Ju falenderoj nga zemra të gjithëve për përkrahjen.

MARKETING I PAGUAR POLITIK