Pashkët pa praninë e besimtarëve në kisha! Disa qytetarë shkelin orën policore!

TË FUNDIT

Për shkak të virusit korona, festa më e madhe ortodokse Ringjallja e Krishtit apo Pashkët u prit pa praninë e qytetarëve. Në kishën Shën Klimenti i Ohrit u mbajt liturgjia nga klerikët ndërkaq besimtarët kishin mundësi ta përcjellin përmes ekraneve televizive.

Të pranishëm në kishë ishin vetëm gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët. Një pjesë e tyre e shfrytëzuan rastin për të ndez qiri. Edhe policët në detyrë ishin para dere për të kontrolluar se kush hyn e kush del në kishë.

E ndërsa qytetarët të cilat jetonin në afërsi të kishës dolën në ballkonet e tyre nga larg ta përcjellin liturgjinë dhe të ndezin një qiri.

Por në disa kisha edhe përkundër apeleve që të mos shkelen rregullat orës policore për festën e Pashkëve, një numër i besimtarëve ortodoks, pas mesnate kanë shkuar në kisha dhe manastire.

Sipas Traditës së shenjtë konsiderohet se Maria Magdalena e para e ka filluar këtë rit për vezët e kuqe të Pashkëve. Duke e ndjekur shembullin e saj, të krishterët e parë filluan t’i dhurojnë vezët e kuqe në festën e Pashkëve dhe më pas të përshëndeten Krishti u ringjall – Me të vërtetë u ringjall.