Pashinjan prezanton plan për kthim të stabilitetit

TË FUNDIT

Kryeministri armen Nikoll Pashinjan ia ka prezantuar sot  popullit  planin me 15 pika, duke theksuar se “ai garanton stabilitet demokratik”, me qëllim që të qetësohen trazirat në Armeni deri te të cilat ka ardhur pas nënshkrimit të marrëveshjes paqësore me Azerbejxhanin rreth Nagorno-Karabahut.

Disa mijëra njerëz protestonin në Erevan duke kërkuar dorëheqje  nga Pashinjan, i cili e refuzoi atë. Megjithatë, dy ministra dhanë dorëheqje këtë javë, ndërsa presidenti Armen Sarkisjan kërkoi zgjedhje të jashtëzakonshme.

Unë përgjigjem ta tejkalojmë situatën dhe të garantoj stabilitet dhe siguri në shtet”, publikoi Pashinjan në Fejsbuk, ku e ka prezantuar planin për stabilitet demokratik të Armenisë.

Plani i tij nënkupton  vazhdim të procesit negociues për Nagorno Karabahun nën udhëheqësi të grupit Minsk, ndërsa përfshin edhe kthim të popullatës armene, e cila i braktisë shtëpitë e tyre  për shkak të trazirave. Gjithashtu, plan është edhe të rindërtohet  infrastruktura e shkatërruar  e cila do të mbetet nën ingerencë  të anës armene në Nagorno Karabah, por edhe t’u  ndihmohet ushtarëve të lënduar dhe familjeve të viktimave në konflikt.