Kryeministri armen, Nikoll Pashinjan, deklaroi se bashkësia ndërkombëtare duhet ta njohë të drejtën e vetëvendosjes së Nagorno Karabah.
“Bota duhet ta njohë të drejtën e Arçahut të vetëvendosjes. Nëse qeveritë dhe parlamentet nuk e bëjnë këtë, kombet, individët, organizatorët mund ta bëjnë këtë. Duhet të bëhet lëvizje globale që bashkon individë, popuj dhe organizata të tilla”, ka shënuar Pashinjan në Fejsbuk.
