Pasditja pritet të sjellë destabilizim të motit, paralajmërohen stuhi lokale

TË FUNDIT

Sipas sinoptikëve, sot pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Gjatë orëve të pasdites do të ketë paraqitje lokale të motit jostabil, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor, e cila në pjesët perëndimore të vendit herë pas here do të kalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë.

Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 32 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Pasdite, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Temperaturat do të sillen nga 14 deri në 30 gradë Celsius.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se deri në fund të javës moti do të mbetet me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Gjatë pasditeve, në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë më intensive, me reshje më të dendura, erë të fortë, bubullima dhe mundësi për paraqitje të breshrit, veçanërisht të enjten dhe të shtunën.