Pasagjeri kafshoi anëtarin e ekuipazhit, avioni i Qantas bëri ulje urgjente

TË FUNDIT

Një avion i kompanisë ajrore australiane Qantas, që po fluturonte drejt SHBA-së, është devijuar pasi një pasagjer kafshoi një anëtar të ekuipazhit.

Avioni të premten ishte nisur nga Melburni për në Dallas, por u detyrua të ulej në kryeqytetin e Polinezisë Franceze, Papeete, për shkak të një pasagjeri nën ndikimin e alkoolit.

Pasagjeri problematik, pasi kafshoi një anëtar të ekuipazhit, u neutralizua nga vetë pasagjerët.

Pas uljes në Papeete, burri u arrestua dhe iu ndalua fluturimi me të gjitha avionët e Qantas.

“Siguria e pasagjerëve dhe e ekuipazhit tonë është prioritet kryesor dhe ne kemi tolerancë zero ndaj sjelljeve destruktive ose kërcënuese në fluturimet tona”, deklaroi sot një zëdhënës i Qantas.