Edhe partia në pushtet edhe koalicioni i shumicë së partive opozitare në Gjeorgji shpallën fitore në zgjedhjet parlamentare ndërsa anketat dëshmojnë për rezultate kontradiktore.
Lideri i partisë në pushtet Ëndrra gjeorgjiane, miliarderi Bixhina Ivanishvili (64), deklaroi në televizioni se partia e tij “fitore në zgjedhje për herë të tretë me radhë”.
Megjithatë, edhe rivali i tij kryesor, ish-presidenti Mihail Saakashvili (52), i cili jeton jashtë vendit, gjithashtu në fjalimin televiziv tha se “partitë opozitare shpallën fitore triumfuese”.
Sipas anketës së zbatuar nga rrjeti TV Imedi, me prirje ndaj qeverisë, partia Ëndrra gjeorgjiane i fitoi 55 për qind të votave, ndërsa sipas TV Mtavari, që i mbështet kundërshtarët – opozita i fitoi 52 për qind, transmeton portali Indeks.
“Partitë në opozitë tani duhet të formojnë qeveri të unitetit kombëtar”, tha Saakashvili, duke u drejtuar nga Ukraina, ku punon për presidentin Volodimir Zelenski dhe ku ka karrierë politike të konsiderueshme viteve të fundit.
Saakashvili dje tha se nuk ka ambicie për “vend në qeverinë (gjeorgjiane)”, njëherësh duke e përmendur mundësinë për kthimin e tij në vend nëse fiton opozita.
