Pas triumfit, Benzema kthehet në Madrid me të dashurën e tij (FOTO)

TË FUNDIT

Karim Benzema pasi fitoi Topin e Artë mbrëmë u kthye në Madrid bashkë me të dashurën e tij, Jordan Ozuna,

E dashura e Benzemas përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se ndihet krenare për suksesin e tij.

Jordan u pa duke u përqafuar me Benzeman në aeroplan teksa ktheheshin në shtëpi në Madrid pas ceremonisë madhështore që u mbajt në Paris.

Ky është Topi i Artë i parë në karrierën e francezit. Sulmuesi francez që pati një sezon fantastik me Real Madridi mposhti të gjithë konkurrentët për çmimin më të madh individual për futbollistët./21Media