Pas tre ditësh, Kuvendi përfundon debatin për Projekt-Ligjin për regjistrimin e popullsisë – do të votohet në vazhdimin e seancës

TË FUNDIT

Përdorimet e niseshtes së misrit jashtë kuzhinës

Niseshteja e misrit mund të jetë një ndër përbërësit kryesorë të kuzhinës suaj, por ajo që nuk dinit është...

Zejdi apel kryeministrit, të lirohen të pafajshmit në burgje. Ademi i thotë se po bën politikë

Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA, nëpërmjet emisioni Click Plus i bëri apel kryeministrit Zaev që të lirohen të pafajshmit...

Zejdi: Në protestën për Monstrën policisë i mungonin vetëm tanket

Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA nëpërmjet Click Plus komentoi edhe protestat e së premtes për rastin “Monstra”. Rexhepi tha...

Zejdi: Me votëbesimin e sotëm të Qeverisë, Zaev-Ahmeti dëshmuan se kanë kompleks për shumicën jostabile!

Pak para votimit të votëbesimit të Qeverisë, opozita braktis Kuvendin. Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA, në Click Plus, tha...

Shumica parlamentare është stabile – thotë në Click Plus deputeti Arbër Ademi

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në Click Plus, komentoi edhe votëbesimin e Qeverisë e cila ishte kërkesë e kryeministrit...

Pas tre ditësh, këtë pasdite përfundoi debati në Kuvend për Projekt-Ligjin për regjistrimin e Popullsisë. Familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas të cilit pas 19 vjetësh, Maqedonia e Veriut duhet këtë vit ta kryej këtë operacion statistikorë. Projekt-Ligji do të votohet në vazhdim të kësaj seance e cila do të caktohet shtesë.  

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq theksoi se shteti dhe sistemi janë gati për një regjistrim, sepse, siç tha ai, një operacion i tillë nuk është kryer për gati 20 vjet dhe është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e vendit. Provë e gatishmërisë, tha ai, është raporti i Komisionit Evropian, i cili theksoi përparim të mirë, veçanërisht në zbatimin e fazës pilot të regjistrimit të popullsisë, si dhe testimin e metodologjisë së re.

“Komisioni gjithashtu beson se ka përmirësime në të gjitha fushat statistikore dhe harmonizimin e statistikave sektoriale me standardet e BE-së. Pas kësaj, ka dyshime se si do të kryhet regjistrimi vetëm me opozitën, e cila po kërkon një mënyrë për ta shtyrë atë. Njoftimi se nënshkrimet do të mblidhen për të parandaluar regjistrimin është vetëm një vazhdim i përpjekjeve për të penguar zhvillimin e vendit dhe thirrja për bojkot është e çuditshme. Diçka që është detyrim nuk mund të bojkotohet”, deklaroi Bojan Mariçiq – Ministër i Drejtësisë.

Ai i hodhi poshtë akuzat e opozitës se me dhunë “shtyhet” regjistrimi, ndërsa ata si subjekt politik ishin injoruar nga pushteti për këtë çështje.

“Dëshiroj të ju përkujtoj se bisedimet me opozitën për regjistrimin filluan që në vitin 2019. Pikërisht VMRO-DPMNE vendosi që të tërhiqet nga ato. Propozimet e fundit të cilat i morëm, për të cilat ishte informuar edhe publiku ose ishin të paqarta ose ishin të panevojshme dhe të parealizueshme në afate të këtilla të shkurta kohore. Të kishte të paktën një propozim konstruktiv, për të cilin ekspertët e statistikës, gjegjësisht Enti Shtetëror i Statistikës do të thoshte se është i mirë, ne do ta pranonim dhe do ta vendosnim në tekstin e ligjit. Për fat të keq të tillë nuk morëm”, tha ministri.

Një nga kërkesat tha, ishte edhe kërkesa që përsëri të ketë Komision Shtetëror të Regjistrimit, që sipas tij, është organ politik dhe një nga shkaqet se pse kishte dështuar regjistrimi në vitin 2011. “Thoni politika jashtë regjistrimit, por organ politik të marrë pjesë në realizimin e të njëjtit”, tha Mariçiq.

Deputetët e opozitës dyshojnë se vallë dhe sa procesi do të jetë me të vërtetë statistikor, e jo politik.

Regjistrimi, thonë deputetët e opozitës, duhet të jetë operacion statistikor i cili do të japë numra për popullatën rezidente, e jo numrin e shtetasve. Sipas tyre, nuk e ka definicionin për vendbanimin e përhershëm, të cilin duhet ta ketë secili ligj për regjistrim, ndërsa rregullativat e BE-së dhe OKB-së, popullatë rezidente e konsiderojnë atë e cila ka jetuar në vendin e tyre në vendbanimin e zakonshëm për periudhë të vazhdueshme prej të paktën 12 muajve para regjistrimit dhe ajo që ka ardhur në vendin e tyre para regjistrimit me qëllim që të mbetet atje të paktën një vit.

Në vendin tonë regjistrimi është mbajtur në vitin 1948. Janë bërë tetë regjistrime, ndërsa i fundit në vitin 2002. Në vitin 2011 filloi që të realizohet një operacion i tillë statistikor, por, ai ishte ndërprerë.

TË NGJAJSHME