Pas shumë dekadash pritje, nisi rregullimi i kanalit në Hasanbeg! Mexhiti e Gashi në terren për të parë fillimin e punës

TË FUNDIT

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi, dhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, inspektuan nisjen e punimeve për ndërtimin e kanalizimit atmosferik në Hasanbeg të Shkupit, përcjell TV21. Mexhiti tha projekti do të kushtojë 38 milionë denarë ndërsa do t’i sjellë siguri dhe mbrojtje banorëve të kësaj lagje.

“Prej shumë vitesh Hasanbegu realizimin e kanalit të ujërave atmosferikë. Një projekt i premtuar shumë herë nga qeveritë e kaluara, por kurrë i realizuar. Ashtu siç e premtuam, po e realizojmë. Kjo lagje ka paguar shtrenjtë lënien pas dore të këtij projekti. Vërshimet e vitit 2016 morën 23 jetë njerëzish dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale, një ndër arsyet kryesore ishte mungesa e kanalit adekuat. Ky gabim historik tashmë po korrigjohet. Me një buxhet prej 38 milionë denarësh. 21 milionë të siguruara nga Ministria e Ekologjisë, për fazën e parë dhe 17 milionë denarë nga komuna e Gazi Babës për fazën e dytë, po ndërtojmë një kanal me gjatësi 1350 metra dhe gjerësi deri në 10 metra, që do të sjell siguri, mbrojtje dhe dinjitet për banorët e Hasanbegut”, theksoi Mexhiti./tv21.tv