Pas rritjes së pagës minimale, rreth 1.500 fëmijë humbën të drejtën për shtesa fëmijërore!

TË FUNDIT

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska sot tha se nuk do të ketë harmonizim të Rregullores për Shtesa për Fëmijë pas rritjes së pagës minimale, përcjell TV21. Ministrja theksoi që nga rritja e pagës minimale, vetëm rreth 1.500 fëmijë kanë humbur të drejtën për shtesë fëmijërore, si ndihmë financiare për fëmijë.

“Shtesat e fëmijëve dhe shtesa për arsimim kanë një census të caktuar në lidhje me të ardhurat e prindërve që të mund prindërit ta realizojnë këtë të drejtë, qëllimi i rritjes së pagës minimale që e ka bërë Qeveria dhe e vendosjes së një zgjidhjeje sistematike për rritje të vazhdueshme të pagës minimale është që mos t’i mbajmë njerëzit në sistemin e mbrojtjes sociale, por me punën e tyre të kenë më tepër të ardhura në familje. Pjesë e 45.000 fëmijëve që marrin shtesë fëmijërore, për momentin e kanë humbur…që nga rritja e pagës minimale deri më tani e kanë humbur të drejtën 1000 deri në 1500 fëmijë, që është numër i vogël në krahasim të numrit të përgjithshëm. Censusi nuk do të rritet, por do të rritet paga minimale”, tha Trençevska.