Pas orës 16, pritet Ahmeti të kthehet në Maqedoni

TË FUNDIT

Sot rreth orës 16 pritet të përfundoj dita e dytë e intervisitmit të z. Ahmeti me prokurorët special, pas kësaj Ahmeti do të kthehet përsëri në Maqedoni, tha Artan Grubi për TV21.

Sipas mediumeve kosovare, si dhe sipas disa mediumeve ndërkombëtare, Ahmeti është thirrë nga Gjykata ndërkombëtare, selia e së cilës është në Hagë, në cilësinë e dëshmitarit, si një nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që nga themelimi i saj dhe pjesëmarrës aktiv në luftën e Kosovës në vitin 1998-99./TV21