Pas një viti fshehje, ushtarët ukrainas shpëtohen nga rajonet e pushtuara ruse

TË FUNDIT

Dy ushtarë ukrainas janë shpëtuar pasi kaluan më shumë se një vit e gjysmë të fshehur në rajonet e pushtuara nga Rusia të Ukrainës.

Ushtarët u kthyen në shtëpi nga marina e Ukrainës, forcat e armatosura dhe ministria e mbrojtjes, pasi morën raporte se ata kishin jetuar nën pushtimin rus që nga fillimi i luftës.

Ata u plagosën rëndë ndërsa luftonin kundër trupave të Moskës dhe nuk ishin në gjendje të dilnin vetë ndaj unxorën nëpërmjet një operacioni special.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, ata fshiheshin ilegalisht dhe me sukses, falë vendasve. U vendos që të kryhej një operacion special për shpëtimin dhe evakuimin e ushtarakëve, përgatitja dhe zbatimi i të cilit iu besua njësisë speciale të Marinës Angels”, tha Marina.