Ekipi i ligës së parë të futbollit kinez, Peking Guan sot zyrtarisht e prezantoi futbollistin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Arian Ademi si një nga tetë futbollistët e rinj për sezonin e ri.
Ademi (31) shkoi në Kinë nga radhët e ekipit Dinamo Zagreb, fanellën e të cilit e mbajti që nga viti 2010 dhe arriti statusin kult në kampionin aktual kroat.
Klubi kinez bëri të ditur se Ademi në sezonin e ri do ta mbajë fanellën me numër 45.
Ademi, i cili ka 28 paraqitje për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, nënshkroi kontratë trevjeçare me Peking Guan.
Sezoni i ri në Superligën kineze do të fillojë më 15 prill.
Kujtojmë se ekipi paraprak ku luajti Ademi, Dinamo Zagreb ka vendosur t’i japë një nder të veçantë Ademit, duke e tërhequr nga përdorimi fanellën me numrin 5, të cilin e barti ai teksa luajti në këtë ekip, si shenjë falënderimi për angazhimin rreth dy dekadash.

