Kim Kardashian është e lumtur që ish-i i saj po merr ndihmën që i nevojitet.
Të mërkurën, një burim i tha PageSix se bukuroshja 41-vjeçare po mbështet 28-vjeçarin Pete Davidson për takimin me një terapist pasi ai përfundoi xhirimet e “Wizards!” në Australi. Një burim për faqen tha:
Kim ishte shumë mbështetëse që Pete të shkonte në terapi.

Arsyeja pse Pete ka kërkuar ndihmë është se ai ka qenë një objektiv i ish-it të Kim, reperit Kanye West, në rrjetet sociale. Kanye postoi në Instagram një kopertinë të rreme të New York Times ku shkruhej se Skete Davidson vdiq në moshën 28-vjeçare.

Postimi është një formë ngacmimi dhe nuk ka qenë hera e parë që West e kërcënon Davidson. Në prill, Kanye tregoi një version argjilor të Pete që varrosej i gjallë.Ndërkohë, komediani thuhet se është i mërzitur për ndarjen e tij nga Kim dhe ai dëshiron të fokusohet te e ardhmja.

