Pas miratimit të Kushtetutës së re, Llukashenko i gatshëm t’i dorëzojë autorizimet presidenciale

TË FUNDIT

Presidenti bjellorus Aleksandër Llukashenko sot deklaroi se është i gatshëm t’i dorëzojë autorizimet pasi të miratohet kushtetuta e re e vendit, duke shtuar se, herët ose vonë, do të largohet nga funksioni.

“Na duhet kushtetutë e re. Më janë propozuar dy variante, por që të dyja i refuzova, sepse mezi dallonin nga të tanishmet. Po vijon puna e versionit të tretë. Ejani, të ulemi dhe të punojmë në kushtetutë, e pastaj ta vendosim në Referendum”, deklaroi Llukashenko gjatë vizitës në fabrikën MZKT në Minsk.

Ai potencoi se do t’i përcjellë autorizimet e tij me kushtetutë, por, siç tha jo me presion, dhe jo në rrugë. Llukashenko, shtoi, se planifikon ta lëshojë funksionin, herët ose vonë.

“Gjithsesi se do të largohem një ditë. Për një ose dy vjet… Por këtë kushtetutë nuk mund t’ia lëmë secilit. Kjo do të jetë katastrofë. Prej kësaj frikohem më së shumti”, deklaroi presidenti bjellorus.

Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi u mbajtën më 9 gusht. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, presidenti aktual ka marrë 80,1 për qind të votave, por protestuesit disa ditë po protestojnë, duke e akuzuar për falsifikim në zgjedhje. Edhe shtetet perëndimore vlerësuan se zgjedhjet në Bjellorusi nuk ishin korrekte, e as demokratike.