Pas mesnatës, çmimi i naftës do të rritet për 2,5 denarë, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për 3 denarë. Kjo u bë e ditur nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, nga ku shtojnë se çmimi i benzinave dhe mazutit mbetet i pandryshuar.
Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:
EUROSUPER BS-95/ 76,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS -98/ 78,50 (denarë/litër)
EURODIZEL/ 80,50 (denarë/litër)
Vaj Ekstra i Lehtë/ 78,50 (denarë/litër)
Mazuti/ 39,370 (denarë/kilogram)
