Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për 2 denarë, përcjell TV21. Një litër naftë do të kushtojë 81 denarë. Edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë do të lirohet për 2 denarë, respektivisht një litër do të shitet për 80 denarë. Çmimet e derivateve të tjera mbeten të njëjta.
