Pas mëngjesit të ftohtë, mot me diell, me temperaturë deri 19 gradë Celsius

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla, paradite nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët jugore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 der 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 14 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të jetë me mjegull, pasdite mjegulla do të dobësohet dhe do të jetë kryesisht me diell. Temperatura minimale do të ulet deri -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 14 gradë Celsius.

Të martën dhe të mërkurën do të mbisundojë mot me vranësira, nga dita e mërkurë edhe më ftohtë. Të martën nga fundi i ditës, gjatë natës drejt së mërkurës dhe të mërkurën do të ketë të reshura të përkohshme të shiut, të cilat më të mëdha do të jenë në pjesët jugore.