Pasi dje TV21 publikoi kronikën për ngecjen e punimeve në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë, nga komuna kanë njoftuar se kanë filluar sot punimet.
Por, në njoftim bëhet e qartë se do të priten drunjtë, pasi siç thonë pengojnë trotuaret.
“Të nderuar qytetarë,
Sot kanë filluar punimet për rregullimin e tërësishëm në rrugën “Strasho Pinxhur”, konform me të gjitha standardet të nevojshme. Do të bëhet edhe zëvendësimi i drunjve për shkak të vjetërsisë dhe për shkak se ata dëmtojnë trotuaret. Drunjtë do të zëvendësohen me të tjerë të cilët nuk do të dëmtojnë trotuaret. U apelojmë qytetarëve që të kenë mirëkuptim, sepse rruga do të jetë e bllokuar deri në përfundimin e të gjitha punimeve. Së shpejti edhe në këtë pjesë të qytetit do ta kemi rrugën e rregulluar dhe në funksion për të gjithë qytetarët dhe bizneset që gjinden në atë pjesë”, qëndron në njoftimin e Komunës së Tetovës, transmeton TV21.
