Në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri Edi Rama shpjegoi edhe “Ballkanin e Hapur”. Rama tha se kjo nismë është ndarmarë për të përshpejtuar Procesin e Berlinit. Kryeministri tha se Kosova nuk e shfrytëzon këtë mundësi por bën teori konspiracioni.
Pas kritikave të Ramës për konspiracion, Kurti tha se nuk e di se për çfarë teorie kospiracioni bëhet fjalë.
“Unë po u them qëndimin tim. Procesi i Berlinit është i nevojshëm, por edhe i mjaftueshëm për rrugëtimin evropian dhe nuk ka nevojë për variantet e tjera”, tha Kurti./21Media
