Pas kontaktit me gazetarin e infektuar, Mickoski dhe Zaev rezultojnë negativ, janë në vetëizolim

TË FUNDIT

Pas intervistës në Kanal 5, liderët e dy partive më të mëdha në vend, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski janë vendosur në vetëizolim. Kryeredaktori i televizionit Kanal 5, Goce Mihajllovski ka ndjerë simptoma pas kthimit nga Prilepi ku ishte për t’i vizituar prindërit e tij gjatë fundjavës.

Televizion Kanal 5:                                                                                                          Simptomat e para te kolegu Mihajllovski janë paraqitur të dielën, më 5 prill, në formë të lodhjes, kokë dhimbjes dhe plogështisë, pas çka menjëherë rreth orës 17 është larguar nga vendi i punës. Nga e hëna, 6 prill, me kërkesë të kompanisë, kolegu është në vetëizolom, ndërkohë ai ka ndjerë temperaturë të rritur prej 38 gradëve, dhe ka kërkuar nga mjeku i tij amë të marrë udhëzim për t’u testuar, por për shkak të anketës elektronike, nuk ka pasur simptoma të mjaftueshme që të testohet.

Pas kësaj, më 7 prill, Mihajllovski ka pasur temperaturë më të lartë. Atëherë ka bërë testim përmes gjakut në një klinikë private dhe i njëjti ka dalë negativ. Nga dje është hospitalizuar në Spitalin ushtarak ndërsa këtë mëngjes i ka informuar kolegët e tij se është pozitiv në Kovid-19.

Ministri i shëndetësisë thotë se të dy liderëve të partive politike u është caktuar vetëizolim-14 ditorë.

“Të gjithë ata që kanë pasur kontakt me ta duke pasur parasysh që të dy rezultatet janë negativ, nuk janë në rrezik dhe nuk duhet të testohen e as të vetëizolohen”, tha Venko Filipçe, Ministër i shëndetësisë.

Mickoski për TV21 tha se nuk ka simptoma dhe se testi është negativ, por nuk e përjashton mundësinë për ndryshim të gjendjes së tij. Tha se janë bërë teste urgjente, ndërsa për situatën  e re e kanë njoftuar dje në mbrëmje.

“Po, kisha kontakte me njerëz të tjerë, por ekspertët thanë se testi është negativ dhe se nuk ka rrezik për njerëzit me të cilët kam pasur kontakt. Në qoftë se testi ishte pozitiv, atëherë po, do të duhej me të gjithë këta të bëhet anketë dhe test. Por, kuptohet si masë parandaluese është mirë që nëse atyre u është paraqitur ndonjë problem, të shkojnë dhe të testohen. Unë, me shumicën e tyre bisedova këtë mëngjes dhe u thashë për situatën e sapokrijuar. I inkurajova nëse ndjejnë nevojë të shkojnë dhe të bëjnë test”, tha ne linjë telefonike Hristijan Mickoski lider i VMRO-DPMNE-së.

Edhe testi i liderit të LSDM-së është negativ dhe siç pohon vetë Zaevi, ndjehet mirë dhe nuk ka simptoma.

Zoran Zaev, lider i LSDM-së:
-Dëshiroj t’ju informoj se gjatë javës së kaluar realizova një intervistë televizive me një gazetar, për të cilin tashmë është konstatuar se është pozitiv me Kovid-19. Edhe pse gjatë intervistës i ndërmorëm të gjitha masat mbrojtëse, siç është shmangia e kontaktit dhe mbajtja e distancës, në pajtushmëri me të gjitha protokollet, prej sot do të jem në vetëizolim në shtëpinë time në Strumicë. Nuk kam simptoma. Sot u testova për virusin dhe presim që rezultatet të dalin gjatë ditës së sotme, pas çka do të përcaktohen  masat e ardhshëm.

Ministrja e Financave në një konferencë për shtyp tha se ka pasur kontakte me kryetarin Zaev, njëjtë si anëtarët e tjerë të partisë, duke shtuar se do t’i presin rezultatet nga testimi, pas çka do të mësohet çfarë masash do të ndërmerren. Në rajon deri më tani në izolim janë disa funksionarë, kurse disa prej tyre janë pozitië ndaj virusit. Mes tyre është i biri i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në nivel botëror, Boris Xhonson i cili ka koronavirus, është në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes