Pas festave do të definohet Qeveria Teknike. Ahmeti në Shqipëri lëvdohet se Xhaferi do të jetë kryeministër

TË FUNDIT

Edhe pse e paralajmëroi që para 10 ditëve, kryeministri Dimitar Kovaçevski ende nuk ka caktuar datë për takimin me Hristijan Mickoskin ku duhet të definohet përbërja e qeverisë teknike. Kovaçevski u përgjigj shkurt se kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm dhe se atëherë do t’i njoftojnë të gjitha detajet për qeverinë teknike.


“Vitin e ardhshëm, pas ose para festave, do të shohim. Atë që e pamë në media, se pas 31 dhjetorit, VMRO-DPMNE do të mblidhet që të caktojë se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në qeverinë teknike. LSDM tashmë e bëri këtë, gjatë kësaj jave, ne i kemi mbaruar të gjitha procedurat. Në lidhje me qeverinë, të gjitha bisedimet do të zhvillohen në nivel të koalicionit, në nivel të pjesëmarrësve në qeveri dhe të gjitha detajet do të dihen me kohë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.


Mickovski këto ditë tha se po pret që Kovaçevski të caktojë kohën e takimit ku do të përcaktohen specifikimet e qeverisë së ardhshme teknike dhe se ndërkohë duhet të mblidhen organet e partisë, komiteti ekzekutiv dhe qendror që të definohen qëndrimet por edhe kandidatët për qeverinë teknike. Ai theksoi se nuk do ta përkrahë kandidaturën e Talat Xhaferit për kryeministër teknik edhe pse në atë qeveri do të ketë kuadro të VMRO-DPMNE-së. Ahmeti në emision në TV Klan në Shqipëri, u lavdërua se kryeministri i qeverisë teknike do të jetë Xhaferi.

“Me 28 janar do të jetë komandat Talat Xhaferi. UÇK ka nënshkruar marrëveshje me NATO në shtator-tetor të 2001″, tha Ali Ahmeti, kryetar I BDI-së.

Zgjedhja e qeverisë teknike duhet të bëhet më 28 janar, pasi paraprakisht kryeministri Kovaçevski do ta deponojë dorëheqjen e tij ndërsa në vendin e tij duhet të zgjidhet Xhaferi.