Babai i kryeministrit britanik Boris Xhonson sot deklaroi se ai është në proces të aplikimit për shtetësi franceze për të mbajtur lidhjet e tij me Bashkimin Evropian pas Bregzitit.
Stenli Xhonson, ish anëtar i Parlamentit Evropian i cili votoi në referendum britanik në vitin 2016 për të qëndruar në Bashkimin Evropian, për radion RTL deklaroi se dëshiron të bëhet shtetas francez për shkak të lidhjeve të forta familjare me Francën.
“Nëse e kuptoj saktë, unë jam francez. Nëna ime ka lindur në Francë, nëna e saj është Franceze e vërtetë, ashtu si edhe gjyshi i saj. Kështu që për mua, kjo është një kthim në atë që kisha tashmë. Dhe kjo më bën shumë të lumtur”, tha Xhonson, 80 vjeç, i cili fliste frëngjisht.
Unë do të jem gjithmonë evropian, kjo është e sigurt. Askush nuk mund t’u thotë britanikëve: ju nuk jeni evropianë. Është e rëndësishme të kemi lidhje me Bashkimin Evropian, shtoi ai.
Djali i tij Boris ishte figura publike në fushatën për të lënë BE në referendumin në vitin 2016, duke argumentuar se Britania mund të “bëjë përparim të konsiderueshëm” si një komb plotësisht i pavarur jashtë asaj që ai e quajti Bashkim Evropian tepër burokratik.
Britania e Madhe zyrtarisht Unionin e braktis sonte në mesnatë./MIA
