Erdhi dita të cilën futbolli i Maqedonisë e kishte pritur 30 vjet. Përfaqësuesja jonë debuton për herë të parë në një Kampionat Evropian. “Verdhekuqtë” mundën dhe arritën këtu për ta bërë krenar çdo tifoz të saj. Rruga nuk ishte e lehtë, trajneri Angellovski arriti të menaxhojë suksesshëm skuadrën, duke kombinuar përvojën e Pandevit me grintën e Arijan Ademit dhe klasin e Bardhit, Alioskit e Elmaz.
“Unë vetëm mund t’iu premtoj se gjithçka që është në dorën tonë do ta bëjmë, do të luftojmë për çdo hap, për secilin top, për secilin cep të fushës me qëllim që të arrijmë në rezultat pozitiv dhe t’i gëzojmë të gjithë tifozët”, tha Igor Angellovski – trajner i përfaqësueses.
“Kemi emocione kjo është normale, jo vetëm te ne por edhe te ju gazetarët por edhe te i gjithë opinion I Maqedonisë. Të gjithë me pa durim e kemi pritur kë ndeshje dhe shpresojmë të arrijmë rezultat të mirë”, deklaroi kapiteni Goran Pandev.
Emocione ka, përvojë jo, por kjo nuk do të jetë problem për përfaqësuesen tonë, sepse tani më kjo përfaqësuese ka treguar se ka karakter evropian. Tani kur jemi këtu, ambiciet janë rritur, pasi besojmë se mund t’i kalojmë grupet dhe të plasohemi në fazën grupore.
Na ka mbetur vetëm të bëjmë tifo dhe të shpresojmë se përfaqësuesja e Maqedonisë do të del me rezultat pozitiv nga ndeshja me Austrinë. Nga Bukureshti për TV21 Artan Nuhiu.
