Ky është Ilija Ristveski njëri nga të lënduarit e tragjedisë së Llaskarcës. Pas 3 vjetëve ende i vërehet plaga që kishte marrë në kokë. Ai sot u kthye te vendi i aksidentit. Nga ajo ditë për Ilijën asgjë nuk është e njëjtë. Ai habitet se si është e mundur që ende lejohen në qarkullim autobusë që nuk janë në gjendje të rregullt teknike dhe aksidentet përsëriten sikur ai ne Bullgari.
“Dje, pardje dëgjoj informacione se ka pasur kontrolle policia dhe kanë gjetur se di sa 10 apo 15 automjete autobus, kombe, që mbajnë nxënës. A do e lëshonit ju fëmijën tuaj, mbesën? Kaq kisha unë të them. Asgjë nuk është ndërmarrë, ndodhi edhe me Besa Trans tragjedia. Deri kur, ne pse po grumbullohemi sot këtu? Jam shumë i revoltuar”.
Ndërsa familjarët e viktimave dhe të lënduarve bën homazhe në vendin e tragjedisë bashkë më kryetarin e komunës së Gostivarit Arben Taravari. Ata thonë se janë të lodhur me seancat gjyqësore.
“Djalin e kam humbur, gjykata jo se ma kthen atë, por të jetosh më i qetë se ka ndodhur kështu se ky është përgjegjës, por kur nuk përgjigjet askush. Kur askush nuk merr masa atëherë është vërtet problem, se thjeshtë mendo a ka shtet a duhet të rrimë a të presim kujt t’i drejtohemi ne a kemi kujt t’i drejtohemi. Ne jo s’kemi kujt ti drejtohemi”.
“Së bashku e bëjmë betejën për të vërtetën edhe drejtësinë, betejë e cila nuk do të kthen më të dashurit tonë, por do na jep shpresë se në ardhmen nuk do të ndodhin tragjedi të këtilla. Mbi 100 seanca gjyqësore ku ka pasur shumë dëshmitarë, ekspertë, të fakultetit të makinerisë, mjekësisë ligjore, që në vazhdimësi tregojnë për shkaqet e aksidentit edhe përkundër kësaj, në mënyrë plotësuese ka shqyrtim të rastit, në mënyrë plotësuese super hetime, dhe shpesh herë së bashku i kemi thënë trupit gjykues e gjithë kjo është e panevojshme se në të ardhmen do të ndodhin tragjedi të këtilla edhe fatkeqësisht edhe ndodhi , edhe deri ku do të zgjasë besomi edhe ne nuk e dimë”.
Kryetari i komunës Arben Taravari shpreson që këto ngjare të mos përsëriten edhe pse dhimbja është akoma shumë e madhe për të gjithë Gostivarin.
“13 shkurti i 2019 mbetet dita më tragjike për komunën e Gostivarit, dita kur ndodhi fatkeqësia e komunikacionin në vendin këtu ku gjendemi në Llaskarcë, ditë që nuk mund ta harrojmë asnjëherë. Të gjithë banorët e Gostivarit 16 persona për një territor të vogël janë shumë të shkojnë. Urojmë edhe shpresojmë që të mos përsëriten kurrë fatkeqësi të këtilla dhimbja është e madhe edhe disa familjarë janë këtu së bashku me ne”.
Më 13 shkurt të vitit 2019 një autobus i kompanisë Durmo Turs me udhëtarë nga Shkupi për në Gostivar u aksidentua në Lllaskarcë. Jetën e humbën 16 persona. Edhe pse pushtetarët u zotuan se do të kemi zbardhje të rastit, pas tre vitesh lënda zvarritet në gjykata.
