Pas 27 vjetësh në Klinikën e Psikiatrisë shtretërit e vjetër janë zëvendësuar me të ri

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në profilin e tij në Facebook publikoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që pacientët në Klinikën e psikiatrisë të kenë kushte të mira për qëndrim, duke pasur parasysh se një pjesë e tyre qëndrojnë më gjatë në klinikë.

“Për herë të parë që nga hapja e Klinikës Psikiatrike në vitin 1993, pas 27 vjetësh, shtretërit e vjetër të ndryshkur janë zëvendësuar me 45 të reja me dyshekë të rehatshëm. Dhe në mënyrë që pacientët të kalojnë kohën jashtë në ajër të pastër, janë vendosur banka të reja në disa lokacione përreth Klinikës. Ne po investojmë në përmirësimin e kushteve në institucionet shëndetësore për shërbime më të mira shëndetësore për pacientët dhe kushte më të mira pune për punonjësit e shëndetit”, ka shkruar Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Исклучително е важно пациентите во Клиниката за психијатрија да имаат добри услови за престој, со оглед на тоа што дел…

Gepostet von Венко Филипче am Sonntag, 26. Juli 2020