Pas 26 vjetëve, miratohet Kod i ri Penal! Tupançevski: Ligji është ndryshuar 36 herë, madje edhe për qëllime politike

TË FUNDIT

Pas pothuajse tre dekadave Ministria e drejtësisë e filloi sjelljen e Kodit të ri penal. Ministri Nikolla Tupançevski thotë se ligji aktual shumë herë u ndryshua dhe u plotësua dhe shpeshherë me zgjidhje të këqija, por asnjëherë nuk u pastrua teksti i tij.

“Bëhet fjalë për Kod Penal që te ne po zbatohet një kohë të gjatë, ja dikush ka arritur që bëjë statistikë të mirë se deri më tani i njëjti është ndryshuar dhe plotësuar 36 herë. Duhet theksuar se jo çdo herë ndryshimet e Kodit Penal janë bërë me zgjidhje të mira dhe kishte situata ku u konstatuan disa mospërputhje në lidhje me normativën, përkatësisht mospërputhje të dispozitave që ishin pjesë e Kodit penal”, theksoi Nikolla Tupançevski, ministër i Drejtësisë.

Akademiku Vllado Kambovski thotë se ndryshimi i rëndësishëm do të jetë në drejtim të përmirësimit të një pjese të madhe të normativave që kanë të bëjnë me vepra të sferës së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai i çoi porosi shefit të ri të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi për të cilin opinioni publik ka vërejtje serioze, që në mënyrë profesionale ta bëjë punën e tij në këtë funksion.

“Njeriu që u zgjodh në mënyrë ligjore, ta bëjë punën e tij me vetëdije për shkak se të gjitha institucionet në periudhën e ardhshme do të mbikëqyren seriozisht nëse e bëjnë punën e tyre dhe përgjegjësitë e tyre sipas ligjit apo jo. Partizimit të institucioneve po i jepet fundi. Fatkeqësisht ne nuk kishim forcë të mjaftueshme që ta realizojmë këtë dhe t’i japim fund partizimit. Me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, po vjen fundi”, pohoi Vllado Kambovski, akademik.

Kodi penal aktual u miratua para 26 vjetëve, i njëjti u ndryshua 36 herë ndërsa disa herë këto ndryshime ishin për interesa të caktuara politike.