Një person, i cili konsiderohej i zhdukur për 17 ditë pas tërmetit në provincën jugperëndimore kineze Seçuan, është gjetur i gjallë, njoftojnë mediat lokale.
Punëtori i hidrocentralit Gan Ju është raportuar i zhdukur që nga tërmeti me intensitet 6,8 ballë sipas Rihterit, që goditi Seçuan më 5 shtator. Ai u gjet i gjallë, por i lënduar, nga një banor i zonës.
Nga tërmeti humbën jetën 93 persona, ndërsa qindra u lënduan.
Gan dhe kolegu i tij, Luo Jong më 5 shtator mbetën në hidrocentralin Uandong. Ata donin t’u jepnin ndihmën e parë kolegëve të lënduar dhe të ndihmojnë në parandalimin e përmbytjeve, duke lëshuar ujë nga diga.
Të dy kanë ecur rreth 20 kilometra në malet përreth hidrocentralit.
Por, ai ka qenë shkurtpamës dhe i ka humbur syzet, për të cilin shkak ka pasur vështirësi në terrenin jo të sheshtë.
Ata u përpoqën të dërgonin sinjal për ndihmë, por pa sukses. Luo më vonë shkoi për të kërkuar ndihmë vetë dhe shpëtoi më 8 shtator, pasi tërhoqi vëmendjen e ekipeve të shpëtimit me zjarr. Gan deri atëherë ishte larguar nga lokacioni i tij.
Gan tha se ai i mbijetoi sprovës 17-ditore duke pirë ujë dhe duke ngrënë fruta të egra.
Ai u dërgua në spital, ku mjekët konstatuan se kishte disa fraktura.
