Pas 10 muajve shtetasit e Maqedonisë në Slloveni i morën pasaportat

TË FUNDIT

Pas kronikës së TV21, më në fund shtetasit tanë që jetojnë në Slloveni i morën pasaportat. Për pasaporta kishin aplikuar që në nëntor të vitit të kaluar, në Ambasadën e Maqedonisë në Slloveni.

Ajet Zeqiri para një muaji u ankuan në TV21, duke thënë se që një vit ka ngelur pa pasaportë, gjë qëi i shkaktonte probleme në punë dhe gjatë tërheqjes së pagës. Nga Ministria e Punëve të Jashtme na patën thënë se problemet me dokumentet i ka shkaktuar shpallja e pandemisë. Ajet Zeqiri për TV21 tha se Ambasada e Maqedonisë në Slloveni më në fund e ka ftuar atë dhe të tjerët për t’i marr pasaportat.