Ajeti një vit pa pasaportë! Shtetasit tanë në Slloveni kanë ngelur pa dokumente

TË FUNDIT

Disa shtetas tanë që jetojnë në Slloveni, kanë ngelur pa pasaporë. Njëri nga ta është Ajet Zeqiri. Ai thotë, se për pasaportë të re është fotografuar që në nëntor të vitit të kaluar në Ambasadën e RMV në Slloveni, mirëpo pasaporta nuk është ende askund.

“Unë kam aplikuar për pasaportë që vitin e kaluar. Pasaportës sime i ka skaduar afati më 25 gusht. U paraqita në Ambasadë më thanë të pres deri sat ë vij personi që fotografon. Prita afati ishte 27 nëntor 2019, prita disa muaj për tu fotografuar, pas kësaj më thanë se përafërsiht duhet të presim 3-4 muaj. Sipas tyre pasaporta duhej të vinte në maj apo prill” pohon shtetas i Maqedonisë së Veriut, Ajet Zeqiri.

Ajeti në mungesë të pasaportës nuk mund ta marrë pagën në bankën që është. Nuk i konvenon të vijë personalisht në Maqedoni për shkak të karantinës 14 ditore, sepse nuk I japin aq pushim nga puna.

“Meqë unë jam shtetas i Maqedonisë nga banka më kërkojnë pasaportë valide, që të mund ta vazhdojë marrëveshjen, sepse më kaluan tash 10 vite në këtë bankë. Kur të shkoj në sportel më kërkojnë pasaportë” thotë Zeqiri.

E pyetëm Ambasadën e Maqedonisë në Slloveni në lidhje me këtë problem. Nuk na u përgjigjën asgjë, duke thënë se organi kompetent,  siç është MPJ do të japë shpjegim.

E qartë nuk është as përgjigja e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ata thanë se problemet me dokumentet i ka shkaktuar shpallja e pandemisë. E na treguan se shtetasit tanë kanë mundur përmes një lejeje për udhëtim, të vijnë për në vendlindje deri më 31korrik.

“Informojmë se Qeveria ka miratuar një vendim i cili zgjat afatin e pasaportave të skaduara deri më 31 korrik 2020. Ministria e Punëve të Jashtme ka udhëzuar misionet diplomatike dhe konsullore të lëshojnë vërtetime për shtetasit tanë përgjatë periudhës që është zgjatur afat i pasaportave të skaduara, nëse është e nevojshme procedurë urgjente për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit, në mënyrë që qytetarët tanë të mund të udhëtojnë në vendlindjen e tyre dhe të aplikojnë për pasaportë” thonë nga Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

Ajeti thotë se me datë 27 ka qenë afati i fundit kur ka pasur termin për fotografim dhe pastaj më nuk ka. Edhe persona të tjerë janë në pritje, shpjegon Ajeti, bazuar në një grup online që kanë shtetasit e Maqedonisë që jetojnë në Slloveni.

Nga MPB nuk u përgjigjën nëse pasaportat janë gati. Nuk dihet se kur qytetatarët tanë do të mund t’i kenë në dorë pasaportat, e cila është e drejtë legjitime e tyre, dhe e cila u ka shkaktuar shumë problem në shtetin ku jetojnë./TV21

error: Content is protected !!