Partitë zyrtarizojnë kandidatët për kryetarë komunash! VLEN do të presë që edhe formacionet e tjera t’i bashkohen koalicionit

TË FUNDIT

Partitë filluan të zyrtarizojnë kandidatët për kryetarë të komunave. Organet e VMRO-DPMNE-së konfirmuan 25 kandidatë dhe shumica e tyre tashmë udhëheqin komunat, si Buteli, Aerodromi, Gjorçe Petrovi, por edhe Kavadari dhe Ohri. Kandidatët e tjerë do të dihen deri më 10 qershor. Sondazhet janë ende duke vazhduar për Shkupin, ndërsa jozyrtarisht në listë janë ofruar Koce Trajanovski, Zllatko Perinski dhe Orce Gjorgievski.

“Ende janë duke vazhduar sondazhet dhe analizat e Komitetit ekzekutiv megjithatë edhe nga ana e agjencive të angazhuara për anketa. Shumica e emrave janë në anketat dhe së shpejti do ta shohim emrin për Qytetin e Shkupit”, tha Gjorgjija Sajkoski, VMRO-DPMNE.

Në LSDM në lojë për Shkup janë arkitekti Mishko Ralev por edhe nënkryetarja e partisë, Kaja Shukova. Tani për tani, socialdemokratët i konfirmuan vetëm Tome Hristovskin për Krushevën dhe Goran Gerasimovski për Qendrën. Gerasimovski e pret përkrahjen për edhe një mandat.

“Filluan proceduarat në organizatat komunale në pjesën e dhënies së propozimeve për kryetarë të komunave dhe për Qytetin e Shkupit por edhe për listat e këshilltarëve. Besoj se së shpejti gjatë muajit të ardhshëm do të publikohen emrat e kandidatëve të tjerë që do të propozohen”, u shpreh Goran Gerasimovski, LSDM.

Anketa bën edhe koalicioni VLEN por do të priten emrat derisa, siç tha Izet Mexhiti, t’u bashkëngjiten edhe formacionet e tjera të koalicionit në pushtet.

Paraprakisht nga ASH e Arben Taravarit theksuan se e presin përkrahjen e VLEN por edhe e BDI për kandidatët në Manastir, Kërçovë, Bërvenicë, Çashkë, Butel dhe komuna të tjera. Nga BDI nuk ka paralajmërim se kur do t’i konfirmojnë emrat që qarkullojnë në opinion, ndërsa mes tyre përmenden Ilir Demiri, Faton Ahmeti ose Bajram Rexhepi për Tetovë, Bujar Osmani për Çair por edhe Valdet Xhaferi për në Gostivar.