Pas vendimit të KSHZ-së që unanimisht t’i hedhë poshtë të gjitha 2.142 ankesat e parashtruara nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, tashmë skadojnë afatet për dorëzim të ankesave deri te Gjykata administrative për vendimet e këtilla të KSHZ-së. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se mbeten në kërkesë për numërim manual të votave nga të gjitha 3.480 vendvotimet dhe paralajmëruan padi deri te gjykata administrative.
“VMRO-DPMNE dorëzoi dy ankesa thelbësore deri te KSHZ-ja në lidhje me kërkesën për numërim manual të fletëvotimeve nga të gjitha 3480 vendvotimet në shtet, për shkak të përcaktimit të një rezultati përfundimtar dhe të saktë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga 13,14 dhe 15 korrik, si dhe për fushatën ku në mënyrë të vetëdijshme i kanë bindur votuesit që t’i shkatërrojnë fletëvotimet. Mendojmë se janë shkelur, përkatësisht nuk janë respektuar qëndrimet e nenit 135 nga Kodi zgjedhor që kanë të bëjnë me publikimin e rezultateve”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga ASH, që ishin në koalicion me Alternativë, thanë se nuk janë të kënaqur me vendimet e KSHZ-së duke paralajmëruar ankesa deri te Gjykata administrative. E Majta, parti e cila dorëzoi rreth 2 mijë ankesa deri te KSHZ-ja, paralajmëruan se do të dorëzojnë padi deri te Gjykata administrative për punën e KSHZ-së. Padi penale deri te PTHP-ja dorëzoi koalicioni “Asnjëherë Veriore, gjithmonë Maqedoni”. Profesori Jove Kekenovski i cili është pjesë e këtij koalicioni tha se në vend të emrit të koalicionit në fletëvotimit ishte shkruar emri i partisë me çka janë manipuluar votuesit.
“Në fletëvotimin nuk qëndron emri i koalicionit “Asnjëherë Veriore, gjithmonë Maqedoni” e cila me këtë emër e parashtroi, me këtë emër e kanë pranuar dhe me këtë emër është lejuar paraqitja e këtij koalicioni në zgjedhjet. Kryetari dhe të gjithë anëtarët e KSHZ-së kanë bërë vepër penale përkatësisht në mënyrë të vetëdijshme i janë mashtruar votuesit duke mos u mundësuar atyre që ta realizojnë të drejtën e tyre për të votuar për këtë koalicion”, u shpreh Jove Kekenovski nga Koalicioni “Asnjëherë Veriore, gjithmonë Maqedoni”.
Pas skadimit të afatit për dorëzim të ankesave të partive deri te Gjykata administrative për vendimet e KSHZ-së në lidhje me ankesat e tyre, gjykata ka afat prej 60 orëve që të veprojë për këto ankesat.
