Partitë e vogla e kushtëzojnë Qeverinë e re – një njësi zgjedhore ose zgjedhje të parakohshme!

TË FUNDIT

Deputetët e pesë partitë më të vogla në koalicionin qeverisës kushtëzojnë mbështetjen e tyre për qeverinë e re. Kërkojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor apo më saktë një njësi zgjedhore dhe e njëjta të realizohet brenda tre muajve.

Kreu i LD-së, Pavle Trajanov, vlerëson se LSDM-ja e mbështet idenë për një njësi zgjedhore dhe pret që kërkesa e tyre dhe disa deputetëve të pavarur të mbështetet. Ne nuk shantazhojmë por kemi një kusht për ta përkrahur qeverinë e Kovaçevskit, tha Trajanov për TV21.

“Që të sillet e njëjta këto tre muaj, hapur e shprehim qëndrimin tonë se presim të sillen ndryshime, pas kësaj, nëse nuk sillen ndryshimet, është e mundur që të ndodhin zgjedhje të parakohshme parlamentare, pra mbështetja jonë për qeverinë do të jetë e kushtëzuar”, tha Trajanov.

RDM nuk ka dilema në mbështetjen e përbërjes së re qeveritare. “Unë do të votojë për qeverinë e re” u shpreh Maja Moraçanin, kryetare dhe deputete e vetme e kësaj partie.

“Unë do të votoj për zgjedhjen e përbërjes së qeverisë së re, por qeveria e re duhet të punojë siç duhet dhe me përgjegjësi dhe të zbatojë prioritetet programore të RDM”, tha Moraçanin.

Nga ana tjetër kreu i PLD-së Goran Milevski, partia e të cilit ka dy deputetë, në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se përveç kushtit për një njësi zgjedhore, janë të kënaqur që LSDM ka pranuar edhe kërkesën për legalizimin e marihuanës.

“Unë kam folur edhe me VMRO-DPMNE-në edhe me LSDM-në edhe me BDI-në edhe me ASH-në, ata janë duke u menduar, E majta kuptohet duan, ka klimë që të bëhet një njësi zgjedhore, por problem është pragu. Të gjitha partitë kemi vepruar individualisht, për ne ishte shumë me rëndësi që të hynte edhe rregullorja e marihuanës dhe e njëjta hyri pikërisht ashtu sipas pritjeve tona”, tha Milevski.

VMRO-DPMNE ka reaguar duke kërkuar nga këto parti të mos e përkrahin siç shprehen krimin e LSDM-BDI-së, dhe u bëjnë thirrje këtyre partive që në vend të shërbëtorëve të bëhen kundërshtarë të krimit.

Ndryshe nëse Kuvendi i RMV-së nuk i miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, gjashtë deputetët paralajmërojnë se kjo do të thotë fundi i mbështetjes së tyre për qeverinë e re të udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski. Deputetët PavleTrajanov nga LD, Maja Moraçanin nga RDM, Monika Zajkova dhe Bobi Mojsoski nga PLD, Ljupço Balkoski nga VMRO-Popullore dhe Bejxhan Iljas nga PDT nënshkruan kërkesën që i gjithë vendi të bëhet një zonë zgjedhore pa model proporcional zgjedhor dhe pa prag. Këtë kërkesë ata ia kanë dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, duke kërkuar që sa më shpejt të caktohet seanca plenare për të diskutuar për ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor që janë dorëzuar para 11 muajsh.

MARKETING I PAGUAR POLITIK