Partia e ish-kryeministrit Abe pritet të fitojë në zgjedhje, sipas sondazheve

TË FUNDIT

Japonezët iu drejtuan kutive të votimit këtë të dielë, dy ditë pas vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili po mbante fjalim gjatë fushatës në qytetin Nara.

Partia Liberal Demokratike (LDP), të cilën Abe e drejtoi derisa dha dorëheqjen në vitin 2020 dhe aleati i saj Komeito mund të fitojnë 83-125 vende në Dhomën e Sipërme e Senatit, sipas sondazheve.

Senati ka në total 248 vende, gjysma e të cilit rinovohet pas zgjedhjeve që zhvillohen çdo tre vjet, shkruan Euronews.