Parlamenti ukrainas kërkon përjashtim të Rusisë nga KB-ja

TË FUNDIT

Parlamenti ukrainas sot miratoi draft-rezolutë me të cilën kërkon njohje të Federatës ruse si “shteti sponsor të terrorizmit” dhe kërkojnë përjashtimin e saj nga Kombet e Bashkuara, theksohet në ueb-faqen e Parlamentit ukrainas.

Si iniciator theksohen kryetari i parlamentit ukrainas Ruslan Stefançuk dhe një numër i deputetëve të tjerë.

“Në draft-rezolutën  e Radës supreme të Ukrainës theksohet se regjimi rus quhet terrorist. gjithashtu ngre çështjen e legjitimitetit të Federatës Ruse për të qëndruar në KB dhe kërkon përgjegjësi nga anëtarët e partive politike ruse që mbështesin agresionin”, theksohet në dokument.