Parlamenti slloven do të votojë për besim të Qeverisë së Janshës

TË FUNDIT

Parlamenti i Sllovenisë sot do të votojë për besim të Qeverisë së kryeministrit Janez Jansha.

Opozita e akuzon Qeverinë se nuk i respekton parimet themelore të Kushtetutës së vendit, përfshirë edhe ndarjen e pushtetit dhe lirës së shtypit, si dhe rrezikim të realizimit të lirive të njeriut dhe  sundimit të së drejtës në vend.

Sipas mediave lokale, pritet që opozita të mos e marrë shumicën e nevojshme për revokimin e qeverisë së Janshës, por votimi do ta tregojë forcën e vërtetë edhe të opozitës dhe të koalicionit në në pushtet, dhe do t’u japë fund konflikteve në skenën politike të cilat zgjasin me javë.