Parlamenti grek e votoi marrëveshjen me Italinë për përcaktim të zonës ekonomike ekskluzive

TË FUNDIT

Me shumicë të gjërë dhe mbështetje nga Demokracia e Re qeveritare dhe partitë opozitare SYRIZA dhe Lëvizja e ndryshimit, Parlamenti grek mbrëmë  e votoi marrëveshjen e Greqisë me Italinë për përcaktim të zonës ekonomike ekskluzive, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ratifikimi i marrëveshjes me Egjiptin është caktuar për sot.

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis duke folur në debat tha se të dy marrëveshjet kanë “peshë të madhe historike dhe politike”.

“Të dy marrëveshjet ishin nënshkruar me dallim prej vetëm disa javëve, duke zgjidhur  çështje të pazgjidhura disadekadëshe me shtetet fqinje. Themelohen në të drejtën ndërkombëtare, ndërsa në të njëjtën kohë pranojnë zonë ekonomike ekskluzive kombëtare  me të drejta sovrane në det  në të gjitha ishujt tanë. Dhe në fund, ndikon mbi aktivitetet ilegale  në rajon, duke vepruar në detrat tanë  realitetin e ri për paqe dhe siguri”, tha Micotakis.

Marrëveshja me Italinë e mbështeti edhe SYRIZËN opozitare, derisa, sërish, sipas paralajmërimeve,  në votimin e sotëm  për ratifikim të marrëveshjes me Egjiptin, do të përmbahet.