Parlamenti evropian miratoi rezolutën “Jetët e zezakëve janë të rëndësishme” si përgjigje ndaj protestave për drejtësi racore që u zgjeruan në tërë Evropën pas vrasjes së afroamerikanit Xhorxh Fllojd në SHBA, lajmëroi Euronjus.
Për rezolutën votuan 493 eurodeputetë, 104 ishin kundër dhe 67 të përmbajtur, ndërsa në të proklamohet se tregtia me robër është “krim kundër njerëzimit”. Në tekstin e rezolutës, parlamenti “e dënon ashpër vdekjen e tmerrshme të Xhorxh Fllojdit në SHBA, si dhe vrasjet e ngjashme në vende të tjera të botëa”.
PE shpreh mbështetje për demonstratat e kohëmëparshme kundër racizmit dhe diskriminimit dhe e dënon “racizmin e bardhë në të gjitha format”. Eurodeputetët i dënojnë aksionet policore kundër “demonstruesve paqëdashës afroamerikanë dhe gazetarëve” dhe “retorikën ndezëse” të presidentit amerikan Donalld Tramp. Rezoluta thekson se fjalori racist dhe ksenofobik nuk është çështje e shprehjes së lirë.
Gjatë debatit plenar të mërkurën, eurodeputetja gjermane, Pieret Herberger-Fofana tha se ka qenë viktimë e dhunës policore një ditë më parë në Bruksel, kur ka xhiruar fjalim për të cilin ka konsideruar se është i dhunshëm, version i demantuar nga policia belge. Ajo mori ovacione gjatë fjalimit të saj dhe i porositi eurodeputetët se është prekur nga ky gjest./MIA
