Parlamenti Evropian i ndërpreu negociatat për buxhetin deri në vitin 2027

TË FUNDIT

Parlamenti Evropian mbrëmë kumtoi se po i ndërprenë negociatat me vendet anëtare për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2027, me kusht që ta anulojë planin për rimëkëmbje nga pandemia e Kovid-19, në vlerë pre 750 miliardë euro.

“Eurodeputetët do të kthehen në tryezën negociuese kur Këshilli, i cili i përfaqëson vendet anëtare, do të tregojë vullnet real për arritjen e marrëveshjes”, theksohet në kumtesë.

Zëdhënësi i kryesisë gjermane të BE-së shprehu keqardhje për shkak të “shansit të lëshuar”.

Shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së u pajtuan në korrik për buxhetin shtatëvjeçar në vlerë prej 1.704 miliardë euro.

Megjithatë, PE-ja kërkoi vlerë dukshëm më të madhe, e cila në fund do të dedikohet për “15 programe kryesore” të BE-së. Por, vendimi për këtë çështje do të sillet madje për disa vjet.