Parlamenti bullgar e hodhi poshtë propozimin e qeverisë për Kushtetutë të re

TË FUNDIT

Parlamenti bullgar mbrëmë e hodhi poshtë planin kontrovers të kryeministrit Bojko Borisov për ndryshimin e Kushtetutës, të cilin e dorëzoi në gusht në tentim ta zbus krizën politike në vend.

Propozimi për ndryshimin e Kushtetutës mori vetëm 110 vota “pro”, ndërsa shumicës parlamentare i duheshin 160 prej gjithsej 240 deputetëve në Parlament.

Ky propozim më herët mori kritika edhe nga komisioni i Venecias, trupi përkatës i Këshillit të Evropës për çështje kushtetuese i cili kumtoi se është për keqardhje që nuk është zbatuar debat publik përkatës për inicimin e reformave kushtetuese.

Qeveria konservatore e ngriti nismën në tentim ta dobësojë lëvizjen protestuese, e cila ashpër e dënon lidhjen e qeverisë me oligarkinë.

Ky vendim, megjithatë, që llogaritet manovër për blerjen e kohës dhe qëndrimit në pushtet deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të caktuara për në mars të vitit 2021, shkaktoi stuhi reagimesh nga lëvizja protestuese.