Parku Kombëtar “Mali Sharr” arrin marrëveshje me operatorët turistikë

TË FUNDIT

Institucioni Publik Parku Kombëtar “Mali Sharr” njofton se pas një dialogu konstruktiv dhe koordinimi institucional është arritur marrëveshje me operatorin Eskimo Sport, i cili ofron skijim me makina ratrak, dhe me restorantin Arena, i cili ushtron veprimtari gastronomike ekskluzive brenda territorit të parkut.

Në lidhje me: Incident në Malin Sharr, makina për rrafshimin e borës transportonin ilegalisht pasagjerë

Eskimo Sport ka shprehur gatishmëri për të respektuar Planin e Menaxhimit, Planin për Lëvizjen e Mjeteve Motorike dhe të gjitha vendimet e tjera të parkut. Për këtë angazhim, Parku Kombëtar i ka ndarë operatorit Mirënjohje, duke e vlerësuar si operatorin e parë të këtij lloji të veprimtarisë turistike në zonë.